Bayerni ka fituar derbin ndaj Schalkes me rezultat të thellë prej 5 me 0.
Ishte ylli polak Robert Lewandowski ai që e hapi serinë e golave, qysh në minutën e gjashtë të takimit, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShifrat i dyfishoi Thomas Muller në minutën e 45+2, pas asistimit nga Goretzka, i cili në minutën e 50 shënoi golin e tretë në këtë takim për bavarezët.
Kurse golin e katërt e shënoi pas tetë minutave, Alcantara.
E goli i fundit ishte një autogol nga Kabak në minutën e 89.
Bayerni me këtë fitore ngushton diferencën në vetëm një pikë me liderin Leipzigun, dhe në vendin e dytë tani ka 39 pikë. Kurse Schalke në vendin e pestë ka 33 pikë.