Largimi i Shkodran Mustafit nga Arsenali gjatë janarit, duket i pashmangshëm.
Paraqitjet jo të mira gjatë vitit 2019 dhe gabimet e shumta, kanë bërë që 27-vjeçari të mos jetë më i dëshiruar në klubin anglez, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMustafi nuk bënte pjesë në planet e ish - trajnerit Unai Emery, por as të trajnerit të ri, Mikel Arteta.
Së fundmi, futbollisti shqiptar, e ka ndërruar edhe kompaninë e menaxhimit dhe pritet që gjatë janarit të bëhet me skuadër të re.
Për Mustafin, janë të interesuara disa klube në Itali dhe Spanjë.
Shkodran Mustafi që u transferua tek Arsenali nga Valenica për 35 milionë euro, ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2021.