Sport

Hazardi humb Superkupën e Spanjës

Ylli i Real Madridit, Eden Hazard, do të mungojë në javën tjetër kur do të zhvillohet Superkupa e Spanjës në Arabinë Saudite.

Belgu ka munguar në gjashtë javët e fundit për shkak të lëndimit në nyjën e këmbës, të pësuar në fitoren e Realit kundër PSG-së në muajin nëntor, transmeton KTV.

Trajneri Zinedine Zidane, ka bërë të ditur para ndeshjes me Getafen në konferencën për shtyp se ish-lojtari i Chelseat nuk do të jetë pjesë e ekipit në udhëtimin në Lindjen e Mesme.

Madrilenët në vikend luajnë kundër rivalit të qytetit, e më pas udhëtojnë në Arabinë Saudite më 6 janar, para gjysmëfinales kundër Valencias në King Abdullah Sports City Stadium.

Nëse e mposhtin ekipin e Albert Celades, të besuarit e Zidaneit do të ballafaqohen në finale katër ditë më vonë kundër Barcelonës ose Atletico Madridit.