Skuadra e Pep Guardiolas ka arritur t’ia shkaktojë humbjen e parë skuadrës së Brendan Rodgersit pas 11 ndeshjesh pa humbje në të gjitha garat.
Ishte skuadra mysafire e Leicester Cityt ajo që kaloi e para në epërsi që në minutën e 22-të nga sulmuesi në formë, Jamie Vardy.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, kjo epërsi zgjati vetëm 8 minuta, pasi Riyad Mahrez i “Qytetarëve” arriti të barazonte shifrat në minutën e 30-të të ndeshjes.
Për rikthim nga disavantazhi u përkujdes Gundogan i cili shënoi nga pika e bardhë për rezultatin 2-1.
Duke qenë dominues në çdo aspekt të ndeshjes, kampioni në fuqi i Premier Ligës shënoi edhe golin e tretë në minutën e 69-të përmes Gabriel Jesusit, ndonëse punën e kreu pothuajse krejtësisht Kevin de Bruyne.
Me këtë fitore, djemtë e Guardiolas i janë afruar Leicesterit në vetëm 1 pikë (38 dhe 39 pikë), ose 11 pikë larg kreut të Premier Ligës që po mbahet që nga starti i këtij kampionati, Liverpool.