Mbi 200 mijë tifozë francezë kanë nënshkruar një peticion në internet duke kërkuar që finalja e Kupës së Botës “Katari 2022” të përsëritet, për shkak të gabimeve nga arbitri.
Të dielën e shkuar, Argjentina e mposhti Francën në finalen e luajtur në stadiumin “Lusail” me penallti, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultatin 3:3. Disa e konsideruan këtë si njërën prej finaleve më të mira që ndonjëherë e ka ofruar futbolli. Megjithatë, kështu nuk mendojnë edhe tifozët e Francës. Ata kanë vënë emrin e tyre në “MesOpinions”, një faqe interneti për peticione, duke thënë se ndeshja finale duhet të përsëritet sepse ata mendojnë se arbitri gaboi rëndë në dy gola të Argjentinës. Lionel Messi e shënoi golin e parë për Argjentinën nga penalltia, pasi Ousmane Dembele u gjykua se kishte rrëzuar Angel Di Maria në zonë. Megjithatë, peticioni thotë se nuk ka pasur kurrë penallti në këtë rast, duke pretenduar se kontakti ishte minimal, ndërsa mesfushori 34-vjeçar i Juventusit u rrëzua lehtësisht. Nënshkruesit e kërkesës elektronike kishin gjithashtu një problem me golin e dytë, duke pretenduar se ndaj Kylian Mbappes u shkaktua faull njërin skaj të fushës nga Cristian Romero. Në vend të kësaj, një kundërsulm i zgjuar bëri që topi të shkojë në anën tjetër të fushës, ku Di Maria shënoi golin e dytë për Argjentinën për ta ngritur rezultatin në 2:0 pas vetëm 36 minutave lojë. Pavarësisht lavdërimeve universale për mënyrën se si arbitri polak Szymon Marciniak e trajtoi presionin e ndeshjes, peticioni pretendon se “arbitri ishte shitur totalisht”.
Pavarësisht se Franca dukej e zbehtë në pjesën më të madhe të ndeshjes, Mbappe shënoi dy herë në fund të kohës së rregullt për ta çuar finalen në vazhdime - kur pati akoma më shumë polemika rreth golit të tretë të Argjentinës me të cilin avancoi sërish në pjesën e dytë të 15-të minutave. Më parë, shtypi francez pretendonte se goli i tretë i Argjentinës në finalen e Kupës së Botës nuk duhej lejuar sepse dy zëvendësues u futën në fushë përpara se topi i goditur nga Messit të kalonte vijën e portës. Momenti i diskutueshëm më pas mbërriti në minutën e 108-të, kur Lautaro Martinez ishte i vetëm para portës. Përpjekja e tij u shpëtua mirë nga Hugo Lloris, por Messi ishte gati për të shënuar nga afërsia, gjë që edhe e bëri. Mbappe, 24 vjeç, realizoi “hat-trick” në Kupën e Botës për të barazuar sërish rezultatin e ndeshjes me vetëm dy minuta të mbetura nga 120 minutat, gjë që e çoi ndeshjen në penallti për të vendosur fituesin. Kingsley Coman dhe Aurelien Tchouameni të dy dështuan nga pika e bardhë, ndërsa Argjentina ishte e saktë katër herë për të siguruar titullin e tretë të Kupës së Botës dhe të parin që nga viti 1986. Tani peticioni ka arritur në 200,000 nënshkrime, duke u bërë një nga 20 kërkesat më të nënshkruara në faqen “MesOpinions”. Faqja e internetit thotë se kërkon 500,000 nënshkrues për t'u bërë një nga 3 peticionet më të nënshkruara. Është e paqartë se çfarë juridiksioni do të kishte faqja e internetit mbi FIFA-n për t'i detyruar ata të pranojnë pretendimet. Po ashtu, të premten ka reaguar edhe ministrja franceze e Sportit. Amelie Oudea-Castera akuzoi lojtarët argjentinas si “fitues jo-elegantë” dhe “vulgarë” për talljen me yllin e Francës, Kylian Mbappe pas fitores së finales së Kupës së Botës.
pas fitores nuk ishte e denjë për atë ndeshje të cilën të gjithë e pamë”, tha ajo.
Oudea-Castera veçoi portierin Emiliano Martinez, i cili u pa në paradën e fitores në Buenos Aires duke mbajtur një kukull foshnjë të mbuluar me një foto të yllit francez, Mbappe. Po ashtu, menjëherë pas ndeshjes ai ishte dëgjuar në dhomën e zhveshjes së Argjentinës duke kërkuar: “Një minutë heshtje... për Mbappe”.
“Më duket për të ardhur keq”, tha Oudea-Castera. “Është thjesht vulgare, e papërshtatshme dhe ky Emiliano Martinez është shumë patetik”.
Ministrja tha se ishte e kënaqur që presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), Noel Le Graet i kishte shkruar homologut të tij argjentinas për t'u ankuar për “ekseset jonormale” në festime.