Pjesa e dytë e edicionit në Superligën e Kosovës në basketboll ka gjasa të mos nisë fare, pasi arbitrat dhe delegatët kanë paralajmëruar se do t’i bojkotojnë ndeshjet si pasojë e moskryerjes së obligimeve financiare nga ana e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ndaj tyre.
Në FBK insistojnë se nuk do të ndodhë një gjë e tillë, pasi gjithçka do të kryhet siç është premtuar, brenda këtij muaji. Arbitrat dhe delegatët nuk janë paguar për tre muajt e fundit dhe tashmë kanë paralajmëruar FBK-në për veprimin që mund të marrin nëse nuk shlyhen borxhet ndaj tyre, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një takim të mbajtur ndërmjet Shoqatës së Gjyqtarëve (SHGJFBK) dhe drejtuesve të FBK-së, arbitrat kanë kërkuar që borxhet të shlyhen nga ana e FBK-së në total. Këtë vikend do të zhvillohen ndeshjet e fundit të pjesës vjeshtore, dhe sipas FBK-së, pjesa pranverore është e paraparë të nisë në fillim të muajit shkurt, më 11 e 12.
Në takimin mes SHGJFBK-së dhe FBK-së, arbitrat e basketbollit kanë shtruar tri kërkesa. Dy të parat, sipas tyre, janë të padiskutueshme, kurse e treta mund të diskutohet.
Në kërkesën e parë është bërë me dije se pjesa pranverore nuk do të nisë përderisa nuk do të shlyhen obligimet, derisa në kërkesën e dytë është kërkuar që pagesat të bëhen për çdo muaj në formë page. Kërkesa e tretë që mbetet e diskutueshme është rritja e taksës për ndeshjet e Superligës prej 80 në 100 euro.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)