Tek ekipi australian, Western United, janë të bindur se me sulmuesin Besart Berisha në përbërje mund ta ndjekin kreun e tabelës në edicionin debutues në A-League, përcjell “Sydney Morning Herald” të hënën.
Berisha i është bashkuar Westernit para fillimit të këtij edicioni dhe deri më tash ka shënuar katër gola në tetë ndeshje kampionale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoWesterni aktualisht zë vendin e katërt në tabelë me 13 pikë, shtatë më pak se lideri Sydney FC pas tetë xhirove të zhvilluara. “Besarti po përshtatet në ekip nga ndeshja në ndeshje, duke u treguar i rëndësishëm për ne. Ai është një fitues i vërtetë dhe mund të na ndihmojë që në edicionin e parë të përfundojmë lart në tabelë”, ka thënë trajneri i Westernit, Mark Rudan. “Ai ende nuk është në formën e tij më të mirë fizike, por po na ndihmon shumë falë përvojës që ka”.
Berisha para se t’i bashkohej Westernit ka qenë pjesë e ekipit nga Japonia, Sanfrecce Hiroshima, kurse në Australi ka fituar katër tituj kampioni, dy me Melbourne Victoryn dhe dy të tjerë me Brisbane Roarin.