Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventus: Ronaldo do të jetë me ne edhe në sezonin e ardhshëm

Cristiani Ronaldo nuk është duke kaluar në formën e tij më të mirë tek kampioni italian, Juventus.

Portugezi gjithashtu ka probleme me trajnerin e skuadrës Maurizio Sarri, dhe kjo ka bërë që e ardhmja e tij tek kampi i Juventusit të jetë në dyshim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mediat italiane gjatë ditëve të fundit kanë raportuar se Ronaldo mund të largohet në fund të këtij sezoni nga Torino.

Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar drejtori i klubit të Juventusit, Fabio Paratici i cili ka për mediat italiane ka thënë se Ronaldo do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm tek Juventusi.

“Ronaldo do të tregojë së është më i miri. Në opinionin tim, ai e meriton topin e artë. Portugezi do të jetë me Juventusin edhe sezonin e ri pa asnjë dyshim. Ai do të fitojë një tjetër top të artë me ne dhe ne do ta mbështesim”, ka thënë Paratici./kp

{gallery}