Drejtori menaxhues i Juventusit, Fabio Paratici, ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të mbetet pjesë e Jventusit edhe për edicionin tjetër.
Paratici tha për “Sky Sports” se portugezi nuk do të lëvizë nga Torino, pavarësisht spekulimeve të shumta.0
“Ne kemi vendosur ta mbajmë Cristiano Ronaldo. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe ne po mbahemi fortë”, u shpreh Paratici.
Ai theksoi se Juventusi ka projekt të gjatë që e ka nisur në vitin e kaluar dhe sipas tij, asgjë nuk do ta ndalë atë.
“Ne kemi një projekt që e kemi nisur nga viti i kaluar. Një ndeshje nuk do të ndryshojë pikëpamjet tona ose strategjinë tonë që e kemi planifikuar. Kjo linjë vazhdon dhe ne jemi shumë të kënaqur me atë që kemi bërë. Kështu që, ne do të vazhdojmë të punojmë për t'u përmirësuar sa më shumë”, tha Paratici pas humbjes që Juventusi e pësoi nga Crotone në shtëpi 1:0.
Ronaldo ka kontratë me klubin italian deri në verën e vitit 2022.
U raportua se për portugezin janë të interesuara, Manchester Unitedi, Real Madridit dhe PSG-ja.
30 gola e katër asistime në 34 ndeshje në të gjitha garat, është bilanci i 36-vjeçarit këtë sezon me Juventusin.