Isco dhe Real Madridi sërish kanë rregulluar marrëdhënien.
Pasi ka përjetuar një nga stinorët më të këqij të tij në Madrid, Isco sërish është bërë pjesë e rëndësishme e skuadrës së Zinedine Zidanet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsco ka startuar në dy ndeshje rresht për herë të parë këtë stinor, duke luajtur mjaft mirë dhe duke treguar atë besim që kishte treguar kur Real Madridi fitoi titullin e vet të fundit në Ligën e Kampionëve.
“Ne kurrë nuk e humbëm nga sytë Iscon”, ka thënë Zidane, pas fitores 2:1 të Real Madridit ndaj Alavesit në ligën spanjolle të shtunën. “Ai është një lojtar i rëndësishëm, e ka treguar këtë. Ka personalitet. Ai gjithmonë shfaqet në momente të vështira dhe është paraqitur jashtëzakonisht mirë sërish”.
Isco asistoi golin e fitores të Dani Carvajalit ndaj Alavesit, pasi gjuajtja me kokë e tij është pritur nga portieri dhe është kthyer nga shtylla më pas te Carvajal, që realizoi me lehtësi. Fitorja e la Realin me pikë të barabarta me Barcelonën, me nga 31.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)