Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi për “Topin e Artë”: Është vërtetë e mrekullueshme

Foto: Reuters

Leo Messi sonte ka thyer rekord në botën e futbollit duke fituar për herë të gjashtë “Topin e Artë”.

Në garë për këtë trofe ai e mposhti yllin e Liverpoolit, Virgil van Dijk dhe atë të Juventusit, Cristiano Ronaldo, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Messi thotë se një gjë e tillë është e jashtëzakonshme dhe do të donte të falënderonte gazetarët për këtë.

“Do të doja të falënderoja të gjithë gazetarët që më votuan dhe dëshiruan që unë të fitojë këtë çmim. Falënderoj kolegët e klubit, dhe të gjithë kolegët që kanë kontribuuar për këtë çmim. Është vërtet e mrekullueshme”, është shprehur Messi.