Sport

UEFA gjobit FFK-në me 5 mijë euro

UEFA gjobit FFK-në me 5 mijë euro

UEFA ka gjobitur Federatën e Futbollit të Kosovës për shkak të hedhjes së vetëm një gjësendi në fushë gjatë ndeshjes kualifikuese mes Kosovës e Malit të Zi më 14 tetor, ndeshje të cilën Kosova e fitoi me rezultat 2-0.

Vendimi i Organit për Kontroll, Etikë e Disiplinë i UEFA-s ka vendosur të gjobisë FFK-në me 5,000 euro, raporton Koha.net.