Skuadra e Juventusit po kërkon me çdo kusht transferimin e mesfushorit të Chelseat, brazilianit Willian që synon ta transferoj gjatë afatit kalimtar të janarit, raporton të mërkurën “Gazzetta dello Sport”.
Mësohet se Juventusi tashmë ka kontaktuar Chelsean, duke i ofruar një gjysmë çmimi për kartonin e Willianit, pasi kontrata e tij me ekipin londinez skadon në fund të këtij edicioni, transmeton Koha Ditore.
Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka punuar edicionin e shkuar me Willianin te Chelsea dhe e sheh brazilianin si përforcim të duhur për mesfushën e Juventusit.
Willian 31-vjeçar, është pjesë e Chelseat prej vitit 2013 kurse këtë edicion ka tri gola dhe poaq asistime në 13 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka edhe 69 ndeshje e nëntë gola të realizuara me Përfaqësuesen e Brazilit.