Klubi italian Hellas Verona është urdhëruar të luajë ndeshjen e ardhshme në stadiumin e vet me pjesë të mbyllura, pas abuzimit racist ndaj Mario Balotellit. Klubi në anën tjetër, ka dënuar kryetarin e grupit ultras të klubit për 11 vjet.
Sulmuesi i Brescias Balotelli gjuajti topin në drejtim të shikuesve dhe kërcënoi se do të dilte nga fusha pas abuzimit racist në ndeshjen e së dielës në Verona, të cilën kjo skuadër e fitoi 2 me 1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë martën, komisioni disiplinor urdhëroi mbylljen e një pjese të stadiumit, e ky vendim erdhi pasi Verona vendosi t’ia ndalojë kryetarit të ultrasëve të përcjellë Veronan në stadium për 11 vjet.
Luca Castellini kishte thënë se ish-sulmuesi i Manchester Cityt dhe Liverpoolit, kurrë “s’mund të jetë tërësisht italian”.
Klubi deklaroi se komentet e tij ishin “seriozisht” kundër “parimeve etike dhe vlerave të klubit tonë”.
Të hënën, Balotelli iu përgjigj Castellinit duke thënë se komentet e tij “s’kishin të bënin me futbollin”.