Pas interesimit të Manchester Cityt, Manchester Unitedit dhe Chelseat, drejtuesit e Leicesterit i kanë ofruar kontratën e re mbrojtësit Ben Chilwell, kanë njoftuar të enjten mediumet angleze.
Chilwell, 22-vjeçar, është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Premier League dhe aktualisht ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2024, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe kontratën e re, ai do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2025 dhe do të ketë rritje të pagës javore në 130 mijë euro.
Këtë edicion, Chilwell ka regjistruar gjashtë paraqitje në Premier League kurse ka edhe nëntë paraqitje me Përfaqësuesen e Anglisë. Ai tek Anglia pati debutuar gjatë vitit të shkuar.