Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, e ka akuzuar LVV-në për siç ka thënë, dhunë brutale policore ndaj protestuesve.
“Mbrëmë pamë fytyrën e vërtetë të pushtetit të VV-së: dhunë brutale policore në sheshin e Prishtinës ndaj qytetarëve që dolën për të kërkuar miratimin e një ligji për mbrojtjen e UÇK-së. Cili popull i lirë evropian do ta duronte këtë?”, ka shkruar Gruda në një status në Facebook.
Por ai është shprehur i bindur që ndryshimet në Ligjin për Specialen do të votohen të martën.
“Shteti ikën nga përgjegjësia për ta mbështetur dhe mbrojtur UÇK-në në gjyq, ndërsa policia ushtron dhunë ndaj qytetarëve që protestojnë për miratimin e ligjit. Por ligjit nuk keni ku t’i ikni. S’keni rrugë tjetër, ai do të miratohet!”, ka shkruar Gruda.
Justina Shiroka-Pula presidente e re e Kosovës
-
Gruda: Do ta gjejmë rrugën për ta detyruar Specialen ta zbatojë ligjin e Kosovës
-
Gruda: Ndryshimet e Ligjit për Specialen s’kanë asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje
-
PDK: Ndryshimet e Ligjit për Specialen nuk shkelin detyrimet ndërkombëtare
-
Gruda: Kuvendi i Kosovës s’ka pse ta pyesë Gjykatën Speciale për nismat e saj ligjore
-
Konsensus për ndryshimet e Ligjit të Speciales, jo edhe për presidentin