Gjimnastja amerikane, Simone Biles ka hyrë në histori duke e fituar sot medaljen e saj të 24-të në Kampionat Botëror të Gjimnastikës, raporton Reuters.
Biles është bërë atletja më e dekoruar në histori të gjimnastikës, duke e rrëmbyer medaljen e artë sot në Stuttgart, duke e lënë prapa bjellorusen Vitaly Scherbo, që ka 23, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKatër herë kampionia olimpike tani mban 18 medalje të arta në katër kampionate Botërore, derisa Scherbo ka 12 në pesë kampionate të zhvilluara nga 1991-96.
22 vjeçarja sot mori të artën me 15.066, duke lënë prapa kinezen Liu Tingting me 14.433. Kurse medaljen e bronztë e rrëmbeu Li Shijia.