Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benitezi tregon avantazhin që ka Liverpooli ndaj Cityt në garën për titull

Ish-trajneri i Liverpoolit, Rafa Benitez ka thënë që klubi i tij i vjetër do të arrijë të fitojë Premier Ligën.

Tekniku spanjoll për momentin është duke trajnuar një klub nga Azia, por ka folur për mendimin e tij rreth kampionit të Evropës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij përveç avantazhit të pikëve aktuale, Liverpooli favorizohet pasi Manchester City do të humbë fokusin në Premier Ligë për shkak të interesimit që ka për Ligën e Kampionëve.

“Nëse e shikon tabelën Liverpooli, ka një avantazh të mirë. Është herët por City nuk duhet të bëjë më shumë gabime. Më vonë City do të interesohet për Ligën e Kampionëve dhe do të humbasin fokusimin në Premier Ligë, gjë që do të jetë shumë mirë për Liverpool”, deklaroi ai, transmeton kp. 

Për momenint “Reds”, nuk dinë për humbje në kampionatin anglez dha janë tetë pikë para Cityt.