Drejtuesit e Atletico Madridit janë afër që me sukses t'i mbyllin negociatat me mesfushorin Thomas Partey për rinovimin e kontratës.
Mediumet spanjolle kanë raportuar të premten se marrëveshja pritet që gjatë këtij muaji të zyrtarizohet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPartey ka kontratë me ekipin nga La Liga deri në vitin 2023 kurse me rinovimin e kontratës do të jetë pjesë e Atleticos deri në vitin 2024, transmeton Koha Ditore.
Ai do të ketë rritje të pagës, por edhe të klauzolës së lirimit, e cila prej 50 milionë eurosh do të bëhet në 100 milionë euro.
26-vjeçari, këtë edicion është i pazëvendësueshëm në mesfushë te Atletico dhe ka dy gola në nëntë ndeshje. Ai prej vitit 2015 është pjesë e Atletico Madridit.