Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Zogu i vogël” i Realit po fluturon tepër shpejt

Krerët e Real Madridit i thanë trajnerit Zinedine Zidane se Paul Pogba nuk ia vlen ato para që Manchester Unitedi po kërkonte për të në verë.

Të shtunën, për herë të parë këtë stinor, dukej sikur krerët e Realit kishin vlerësuar drejt. Arsyeja ishte mesfushori 21-vjeçar uruguaian me emrin Federico Valverde, transmeton Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zidane mori disa rreziqe në verë. Ai e huazoi Dani Ceballosin te Arsenali dhe Marcos Llorenten tek Atletico Madridi, duke mbetur me katër mesfushorë.

Toni Kroos, Luka Modriq, Casemiro dhe një lojtar, që deri këtë stinor, nuk ishte parë assesi si i rregullt në skuadrën e parë. Bëhet fjalë për Federico Valverden.

Kur Modriq u lëndua, barra ra te tre të tjerët, por Valverde reagoi në një mënyrë që edhe tash pasi Modriq është kuruar, po zë vend në skuadër para kroatit....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)