Zinedine Zidane po has në vështirësi të mëdha për ta transferuar Paul Pogban te Real Madridi.
Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, presidenti Perez nuk dëshiron të shpenzojë shumë të madhe parash për mesfushorin, transmeton KTV.
Reali i ofroi trajnerit francez Christian Eriksen ose Donny van de Beek, por Zidane insistoi në bashkëkombësin e tij.
Madje, krerët e klubit madrilen i kanë propozuar Zidaneit, të vazhdojë me Valverden, që këtë sezon po shkëlqen te “Mbretërit”.
Artikuj të ngjashëm