Sport

Përfundimisht nuk do të lejohet ndeshja Cërvena Zvezda - Trepça në Mitrovicë

Descriptive Text

Drejtori Sportiv i Klubit futbollistik "Trepça" nga Mitrovica, Bojan Jakshiq, i ka thënë RTS-së se ka marrë konfirmimin e Policisë së Kosovës se nuk do të lejojë ndeshjen me "Cërvena Zvezdën" në Mitrovicë për Kupën e Serbisë.

Zvezda sot ia mësyn Zveçanit për ta sfiduar Kosovën

Loja është dashur të zhvillohet në Zhitkovc, ku "Trepça" do të priste "C.Zvezdën" në të gjashtëmbëdhjetën e finales së Kupës së Serbisë, përcjell Koha.net raportimet.

ROSU ishte në Jarinje, pritet të mos lejohet hyrja në Kosovë e delegacionit të “C. Zvezdës”

Policia ka thënë se kërkesa e KF "Trepça" është refuzuar në bazë të urdhëresës së Drejtorisë së Policisë në Prishtinë.

Nga Federata e Futbollit të Kosovës disa herësh është theksuar se nuk do të lejohet ndeshja me karakter garues.

FFK ka kërkuar nga Policia të ndalojë autobusin nga Beogradi para se të futet në territorin e Kosovës, i cili kishte arritur para orës 11 e 30 minuta në Jarinje.

Në Jarinje janë pozicionuar forca të shtuara të sigurisë, meqë përveç futbollistëve pritet edhe ardhja e një numri të madh tifozësh të "Zvezdës", transmeton Koha.net raportimin e mediave serbe.