Një grup gazetarësh dhe punonjësish mediatikë nga Beogradi janë pritur në pikëkalimin kufitar Jarinje nga krerët e Listës Serbe, bën të ditur B92.
Ata janë nisur drejt Kosovës për të raportuar nga ndeshja futbollistike ndërmjet "Cërvena Zvezdës" dhe Trepçës nga Mitrovica e Veriut në kuadër të Kupës së Serbisë.
Ndeshja është caktuar për orën 14, por nuk është e sigurt nëse ajo do të zhvillohet fare, shkruan kjo agjenci lajmesh e Beogradit, transmeton Koha.net.
Goran Rakiq ka konfirmuar se njësitet speciale ROSU ishin në pikëkalimin Jarinje, porse ata janë tërhequr rreth orës 10.
Ai ka shtuar se "ende nuk dihet asgjë" dhe se "priten informacione zyrtare".
Siç raporton gazetari i B92 nga vendi i ngjarjes, "është shumë e besueshme se delegacioni i “Cërvena Zvezdës" nuk do të lejohet të hyjë në territorin e Kosovës", përcjell Koha.net raportimin.
-
Kosova ia ndalon Zvezdës hyrjen për ndeshje ilegale në veri
-
Përfundimisht nuk do të lejohet ndeshja Cërvena Zvezda - Trepça në Mitrovicë
-
Crvena Zvezda niset për Kosovë
-
Policia merr informacion se “dikush” do të hyjë nga Serbia, çon njësitet në Jarinjë
-
Në pritje të zbatimit të letër-ngjitëseve, Serbia nuk lejon qarkullimin drejt Kosovës