Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Matuidi pranë rinovimit të kontratës me Juventusin

Paraqitjet e mira të mesfushorit Blaise Matuidi këtë edicion te Juventusi kanë bërë që drejtuesit e ekipit nga Serie A t'ia ofrojnë rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij edicioni.

Sajti italian "Calciomercato" të enjten ka raportuar se Juventusi i ka ofruar Matuidit rinovimin deri në vitin 2021, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

32-vjeçari në parim është pajtuar me ofertën dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet gjatë këtij muaji.

Matuidi këtë edicion ka shënuar një gol në tetë ndeshje për Juventusin në të gjitha garat. Ai te Juventusi është transferuar para dy vjetësh nga PSG-ja dhe deri më tash ka fituar dy tituj kampioni të Italisë.