Mesfushori francez Blaise Matuidi ka vazhduar edhe për një vit kontratën me Juventusin.
Matuidi ka njoftuar se kontrata e tij me Juventusin është e vlefshme deri në verën e vitit 2021.
“Kontrata ime ka përfshirë opsionin për vazhdim automatik edhe për një vit. Klubi e ka shfrytëzuar këtë opsion”, ka thënë Matuidi, përcjellin mediumet italiane të hënën, transmeton Koha.net.
Matuidi iu bashkua Juventusit në verën e vitit 2017 nga Paris Saint-Germaini për 25 milionë euro.