Sot (e shtunë) u zhvillua ndeshja e xhiros së 7-të e Superligës së Kosovës në Futboll, ndërmjet Feronikelit dhe Ferizajt.
Takimi përfundoi me rezultat të thellë 5 me 0 në te mirë të ekipit nga Drenasi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFeronikeli gjatë gjithë ndeshjes ishte skuadër më e mirë se mysafirët duke arritur të shënonin 3 herë në pjesën e parë dhe dy herë tjera në të dytën.
Pjesa e parë nisi mirë me Rexhën i cili shënoi dy herë, po ashtu edhe Hoti gjeti rrjetën në ketë pjesë.
Ashtu si pjesa e parë ishte edhe e dyta kur Haxhi Neziraj, i inkuadruar në pjesën e dytë shënoi dy gola.
Feronikeli ruan vendin e parë në tabelë, ndërsa Ferizaj gjendet në pozitën e 10-të./kp