Sport

UEFA shtyn ndeshjen Kosovë - Rusi, ka frikë shkaku i zgjedhjeve

UEFA shtyn ndeshjen Kosovë - Rusi, ka frikë shkaku i zgjedhjeve
Foto: Ilustrim

UEFA sheh me sy të tjerë. Ajo ka vlerësuar se në fillim të tetorit, kur në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme nacionale, nuk ka siguri të mjaftueshme për një ndeshje ku rivale është Rusia.

Kësisoj, ndeshja kualifikuese për "Euro 2021" në konkurrencën e femrave në futboll ndërmjet Kosovës dhe Rusisë nuk do të zhvillohet në datën e paraparë, më 4 tetor. Ndeshja që duhet të luhet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, është shtyrë për datë të pacaktuar. Vendimin e ka marrë UEFA, por nuk e ka publikuar për media, siç ka vepruar edhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), shkruan sot Koha Ditore.