Juventusi ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Veronës, në një ndeshje mjaft të vështirë.
Mysafirët e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 21 të takimit kur Veloso shënoi një gol shumë të bukur, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJuve arriti të barazojë shifrat pas dhjetë minutave përmes Ramseyt, për të cilin asistoi Ronaldo.
E portugezi shënoi golin e fitores për Juventusin në minutën e 49 nga penaltia.
E në minutën e 90+4 mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Derisa Amir Rrahmani ishte i plotë në këtë përballje dhe u ndëshkua me karton të verdhë.
Në vendin e parë Juventusi ka 10 pikë, derisa Verona në vendin e 12 ka 4 pikë.