Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi merr kryesimin me fitoren në minutat e fundit

Andrea Cambiaso është heroi i Juventusit nga përballja me Veronën në xhiron e dhjetë të Serisë A në Itali.

“Zonja e Vjetër” pati dominimin e plotë në fushë, duke rrezikuar në shumë raste portën e mysafirëve, por pikët e plota i siguroi tek në sekondat e fundit të ndeshjes.

Juventusit paraprakisht dy herë iu anulua goli me ndërhyrjen e VAR-it. Njëherë për shkak të pozitës jashtë loje, dhe për herën e dytë për shkak të ndërhyrjes së parregullt.

Juventusi merr kreun me 23 pikë në tabelë dhe kalon Interin që si i dyti ka 22 pikë e Milanin që si i treti ka 21. Megjithatë dy ekipet nga Milano kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.