Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi pa problem ndaj Veronas

Juventusi ka shënuar fitore me rezultatin 2:0 të dielën në shtëpi ndaj Veronas.

Te “Zonja e Vjetër” debutuan me gola Dushan Vlahoviq dhe Denis Zakaria.

Vlahoviq shënoi në minutën e 13-të një gol të bukur për të kaluar në avantazh Juven prej 1:0.

Golin e dytë për Juventusin e realizoi Denis Zakaria në minutën e 61-të. Asistoi Alvaro Morata.

Juventusi pas 24 ndeshjeve në Serie A renditet në pozitën e katërt me 45 pikë, derisa Verona është në vendin e nëntë me 33 pikë.