Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi kërkon Giroudin

Foto: Reuters

Sulmuesi Olivier Giroud ka gjasa të jetë përforcimi i parë te skuadra e Interit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Të enjten, mediumet italiane kanë shkruar se zyrtarët e Interit tashmë kanë nisur negociatat me Giroudin, i cili pritet të largohet nga Chelsea për shkak se nuk është i kënaqur me minutazhën e tij, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

32-vjeçari, ka kontratë me Chelsean deri në fund të këtij edicioni dhe për Interin shihet si opsion i lirë dhe i mirë për trajnerin Antonio Conte që po kërkon përforcime në repartin e sulmit.

Giroud këtë edicion ka shënuar një gol në pesë takime kurse te Chelsea është transferuar në janar të vitit të shkuar. Giroud para Chelseat ka bërë karrierë edhe te Arsenali, Montpellieri, Toursi, Grenoble e Istresi.