Sport

Manxhukiq drejt Al-Gharafas

Sulmuesi i Juventusit, Mario Manxhukiq do ta vazhdoj karrierën në Katar, te skuadra Al-Gharafa.

Lajmi është bërë i ditur të hënën nga mediumet italiane. Mësohet se Manxhukiq tashmë ka arritur marrëveshje personale me ekipin nga Katari, i cili po negocion me Juventusin për lirimin e tij.

Kampioni i Italisë, po kërkon dhjetë milionë euro dëmshpërblim për Manxhukiqin, i cili ka kontratë deri në vitin 2021. 33-vjeçari, te Al-Garafa do të ketë një pagë vjetore prej gjashtë milionë eurosh, transmeton Koha Ditore.

Ai këtë edicion ende nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje zyrtare për Juventusin. Manxhukiq është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 dhe me ekipin nga Torino ka fituar katër tituj kampioni në Serie A. Ai karrierë ka bërë edhe te ekipet tjera të Evropës si Atletico Madridi, Bayern Muenchen e Wolfsburg.