Gazeta franceze “L’Equipe” shkruan se incidenti me himnin kombëtar të Shqipërisë, në ndeshjen Francë-Shqipëri, nuk është pritur mirë nga UEFA, dhe është hapur një procedim disiplinor.
Media franceze raporton se dënimi do të bëhet publik më datën 17 tetor, teksa Franca pritet të dënohet me 100 mijë euro nga UEFA, ndërkohë që nuk është çudi që të ketë një pezullim të fushës.
Kujtojmë se ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë nisi me 7 minuta vonesë, pasi në “Stade de France” u ekzekutua himni i Andorrës në vend të atij të Shqipërisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Për skandalin me himnin shqiptar, UEFA gjobit Federatën Franceze me 20 mijë euro
-
UEFA gjobit Shqipërinë për organizim të dobët e fishkëllima ndaj himnit të Francës
-
Griezmann komenton ngatërrimin e himnit të Shqipërisë
-
Franca ngatërron himnin e Shqipërisë, ndeshja nis me vonesë
-
FIFA dënon FSHF-në për ndeshjen me Serbinë