Starton sot edicioni i 81-të i Superligës në Shqipëri me dy rivalet më të mëdhenj të sezonit të shkuar dhe finalistet e Superkupës pak ditë më parë, Kukësi-Partizani.
Në letër janë këto dy skuadra ndër pretendentet kryesore edhe për trofetë e këtij sezoni duke qenë se ndryshimet janë jo shumë të mëdha tek Partizani kampion, ndrësa tek Kukësi thuajse ka ndryshuar gjithçka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNën drejtimin e Shpëtim Duros tashmë verilindorët do të përpiqen të bëjnë diçka më mirë se sa në finalen e Superkupës, për të mundur Partizanin në ndeshjen e parë të kampionatit.
Ndërkohë trajneri i të kuqve, italiani Franko Lerda është munduar të heq presionin nga të tijët dhe duke ngarkuar më tepër kundërshtarët.
Kukësi-Partizani do të zhvillohet në orën 19:00 në “Elbasan Arena” dhe do të jetë e vetmja ndeshje që do të luhet sot, ndërkohë që 4 çiftet e tjera. Vllaznia-Laçi, Tirana-Luftëtari, Teuta-Bylis dhe Skënderbeu-Flamurtari do të luhen ditën e shtunë.
Ashtu si edhe në edicionet e tjera edhe këtë vit Superliga shqiptare do të jetë mes kampionateve më të bukura Europiane që do të transmetohet ekskluzivisht nga paketa SuperSport e platformës Digitalb.