Jo vetëm përfaqësuesja e Kosovës në futboll gjen lojtarë në Zvicër.
Në këtë vend karrierë po bënë edhe Meltem Ylberi që tashmë është pjesë e përfaqësueses së Kosovës në hendboll (femrat).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë e ka bërë të ditur të enjten Federata e Hendbollit e Kosovës.
Ylberi të enjten mbushi 18-vjet, ndërsa do të grumbullohet me përfaqësuesen seniore muajin e ardhshëm. Ajo luan në pozitën e pivotes dhe bënë karrierë te skuadra zvicerane Spono Eagles.
Sipas njoftimit të FHK-së, lojtarja e re e Kosovës është pjesë e ekipit të parë të klubit zviceran.
Kosova më 26 shtator luan në udhëtim me Slloveninë, ndërsa më 29 shtator e pret Gjermaninë. Janë këto dy ndeshjet e para të fazës së dytë të kualifikimeve për Euro 2020.