Interi, Napoli e Roma raportohet se kanë krijuar një aleancë “anti-Juventus” për t’ia pamundësuar “Zonjës së Vjetër” transferimin e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi.
Sipas “Corriere dello Sport”, tri klubet kanë vendosur të bëjnë ndryshime në skuadrat e tyre vetëm për të mos lejuar Juventusin të përforcohet me argjentinasi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazeta shkruan se marrëveshja përfshin transferimin e Icardit te Napoi, atë të Arkadiusz Milikut në Romë dhe Edin Xheko të kalojë tek Interi.
Megjithatë, ky zinxhir do të ndodhë vetëm nëse Icardi bën lëvizjen e parë dhe pranon kalimin te Napoli.
Gjithçka shihet vështirë e realizueshme pasi lojtari ka bërë me dije se preferon kalimin vetëm në Torino, nëse mbetet në Serinë A.