Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

UEFA dënon për racizëm Partizanin e Beogradit

Foto: AFP

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), ka ndëshkuar ekipin e Partizanit të Serbisë dhe Lokomotiv Plovdiv të Bullgarisë, pas incidenteve të lidhura me racizëm në ndeshjet e Ligës së Evropës që janë zhvilluar javën e kaluar.

Ekipi i Partizanit do të luajë dy ndeshjet e radhës në garën e UEFA-s me dyer të mbyllura, për shkak të qasjes raciste të mbështetësve të tij në ndeshjen me klubin turk Malatyaspor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë ndeshje ekipi serb e ka fituar me rezultat 3:1

Ndërkohë ekipi bullgar, Lokomotiv Plovdiv, do të ketë stadium gjysmë të hapur në ndeshjen e radhës për shkak të qasjes raciste në ndeshjen kundër ekipit francez, Strasbourg, transmeton rel.

Këtë ndeshje ekipi bullgar e ka humbur me rezultat 1:0.

Trupi udhëheqës i futbollit evropian ka urdhëruar ekipin Lokomotiv që në stadiumin e tij të vendosë mbishkrimin me logon e UEFA-s: #EqualGame. (Lojë e barabartë).

Ndeshjet e radhës do të zhvillohen të enjten.