Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nis shitja e biletave për Evropianin U20 për femra

Ka filluar shitja e biletave të FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B – Femrat që do të organizohet në Prishtinë.

Të hollat do të jepen donacion për fëmijët e prekur nga sëmundja e fibrozës cistike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Biletat mund t’i blini tek New Born-i dhe para palestrës “1 Tetori”. Çmimi i biletës do të jetë 1.00 euro (një euro), dhe kjo biletë do të jetë ditore, pra me një euro mund t’i shikoni të gjitha ndeshjet që zhvillohen gjatë ditës, transmeton kp.

Federata e Basketbollit të Kosovës dhe Shoqata për personat me Fibrozë Cistike shpresojnë se kjo kampanjë do të mbështetet nga të gjithë, andaj kërkon nga shoqëria kosovare të bëhen pjesë e saj.

FIBA U20 Kampionati Evropian, Divizioni B – Femrat do të mbahet në Prishtinë prej 3 deri më 11 Gusht 2019.