Sport

Milani siguron Leaon

Milani siguron Leaon
 

Skuadra e Milanit ka siguruar shërbimet e sulmuesit Rafael Leao, i cili të mërkurën do t'u nënshtrohet kontrollimeve mjekësore përpara se të prezantohet, përcjellin mediumet italiane të martën.

Leao te Milani do të transferohet nga skuadra e Lillet për 30 milionë euro dëmshpërblim. 20-vjeçari, me skuadrën e Milanit do të firmos kontratë pesëvjeçare, transmeton Koha Ditore.