Fenerbahçe ka distancuar veten nga raportimet se po bën përpjekje për të transferuar mesfushorin turk të Arsenalit, Mesut Oezil.
Klubi turk ka bërë të ditur se nuk mund të përballojë financiarisht ish-reprezentuesin e Gjermanisë. Fenerbahçe ka dal me komunikatë në faqen zyrtare në lidhje me raportimet që e lidhin atë me Oezilin, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Mesut Oezil, me karrierën e tij dhe qëndrimin, me sukses përfaqëson vendin tonë jashtë. Mirëpo, Fenerbahçe nuk ka ndonjë ofertë për Mesut Oezilin. Me kushtet e tashme ekonomike, një lëvizje e tillë është e pamundur për të dy palët", është thënë në komunikatë të klubit.
Oezil te Arsenali gjendet që nga vera e vitit 2013 kur u transferua nga Real Madridi. Në shkurt të vitit të kaluar ai firmosi kontratë të re për tri vite e gjysmë.