Xhudistja e re, Flaka Loxha, ka arritur të sigurojë medaljen e artë në Kampionatin Evropian për Juniorë të mbajtur në Sarajevë.
Gjatë garës, në kategorinë deri në 57 kg, ajo u desh të luftonte edhe me garuesen serbe, Marica Perishiq, të cilën e mposhti në gjysmëfinale për të arritur finalen me garuesen holandeze, Shannon Van de Meeberg, të cilën e mposhti me Waza-ari për të siguruar medaljen e artë të kësaj gare, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri i saj, Driton Kuka, tha se Loxha mposhti në gjysmëfinale serben Perishiq “e cila ishte favorite e kësaj gare”.
