Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Filipe në Atletico Madrid

Atletico Madrid ka zyrtarizuar blerjen e qendërmbrojtësit Felipe, i cili ka zbarkuar në Madrid dhe do të firmosë kontratë 3-vjeçare.

Është një blerje e paralajmëruar prej kohësh, sepse Atletico nisi punën që në pranverë për të zëvendësuar Diego Godin dhe në maj arriti marrëveshjen me Porton, për 20 milionë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

" Felipe Augusto de Almeida Monteirombërrin në aeroportin e Madridit të mërkurën. Braziliani, i cili do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me klubin më 4 korrik, do të nisë menjëherë fazën përgatitore me ekipin", shkruan Atletico në faqen e vet zyrtare. 

Në Portugali Felipe luajti 142 ndeshje në 3 sezone, me 11 gola të shënuar, ndërsa ka luajtur 27 ndeshje në Champions League. Sezonin e shkuar Porto mbylli 18 ndeshje pa pësuar gol.

Felipe bashkohet me Marcos Llorente, Renan Lodi e Nicolas Ibanez në listën e përforcimeve të Atleticos, që këtë verë po bën shumë ndryshime, për shkak se janë larguar disa emra të njohur./kp