Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli në garë për Trippierin

Foto: Reuters

Pas Juventusit, edhe skuadra e Napolit është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë, Kieran Trippier përcjellin mediumet angleze të martën.

Trippier do të largohet nga Tottenhami këtë verë dhe ka një klauzolë lirimi prej 28 milionë eurosh, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai pëlqehet si nga Juventusi ashtu edhe nga Napoli që e shohin si përforcim të duhur për krahun e djathtë. 28-vjeçari, ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2022 dhe edicionin e fundit ka shënuar një gol dhe ka bërë pesë asistime në 38 paraqitje.

Ai te Tottenhami është transferuar në vitin 2015 nga Burnley për gjashtë milionë euro dhe është reprezentues i Anglisë.