Mbrojtësi i krahut të djathtë, anglezi Kieran Trippier, mund ta vazhdojë karrierën në Serie A, pasi skuadra e Napolit ka shprehur interesim për shërbimet e tij.
Sajti italian "Calciomercato" ka njoftuar, të premten, se Napoli tashmë ka kontaktuar Tottenhamin, duke i ofruar 35 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e tij, transmeton Koha Ditore.
Trippier edhe pse ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2022, më herët ka paralajmëruar largimin nga ekipi londinez.
Ai këtë edicion ka një gol e pesë asistime në 33 ndeshje në të gjitha garat. Trippier te Tottenhami është transferuar para katër vjetësh nga Burnley për gjashtë milionë euro dhe ka 16 ndeshje me Anglinë.
Artikuj të ngjashëm