Sulmuesi i krahut, kroati Ivan Perishiq është i gatshëm që karrierën ta vazhdojë në Premier League, te skuadra e Arsenalit.
Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se Perishiq tashmë ka marrëveshje me Arsenalin, ekip që tashmë ka nisur negociatat me Interin. Për kartonin e Perishiqit, Interi po kërkon të paktën 30 milionë euro. 30-vjeçari, po kërkon të largohet nga Serie A për të vazhduar karrierën në Premier League, pasi Arsenali i ka ofruar kontratë trivjeçare, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPerishiq është pjesë e Interit prej vitit 2015 dhe me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2022. Në edicionin e fundit, ai ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar tetë herë në 45 ndeshje në të gjitha garat. Perishiq karrierë ka bërë edhe te Wolfsburgu, Borussia Dortmundi, Bruuge, Roeselare e Sochauxi.