E përballur më herët me diskriminimin, Donjeta Sadiku ka përballuar një lëndim të dorës e po ashtu telashet për të arritur peshën dhe është e gatshme për paraqitje në Lojërat Evropiane "Minsk 2019".
Edicioni i dytë i Lojërave Evropiane nis të premten (sot), ndërsa boksierja 19-vjeçare të enjten ka mësuar atë që i ka ofruar shorti. Sadiku, ekipi i Kosovës në boks dhe pjesa më e madhe e delegacionit të mërkurën kanë udhëtuar për në kryeqendrën bjelloruse, ndërsa boksierja më e mirë e vendit shpreson që prej Minskut të kthehet me lavdi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo do të garojë në kategorinë deri 60 kilogramë, ndërsa është në kërkim të suksesit të parë të madh si seniore. Në një të tetën e finales, të dielën, Donjeta do të takohet me danezen Ditte Frostholm.
Në konkurrencën e të rejave, Donjeta ka pasur suksese kulmore. Ishte nënkampione e botës në vitin 2015 e po ashtu kampione evropiane në vitin 2016. Ka pasur edhe suksese të tjera që tani i synon si seniore. Karriera e saj si seniore nuk ka pasur fillimin më të mirë. Ndër të tjera ishte edhe viktimë e diskriminimit politik. India dy vjet rresht nuk e ka lejuar Donjetën që të futet në këtë vend për të marrë pjesë në kampionate botërore. Rasti i saj ka bërë bujë në skenën botërore sportive dhe India është vënë në presion të madh nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Por garat u mbajtën pa Donjetën pjesë të tyre. Tani ajo është e përkushtuar për sukses në Minsk, në Lojërat e dyta Evropiane... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)