Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Donjeta Sadiku ftohet në Lojërat Evropiane Minsk 2019

Foto: KB Gollaku

Boksieres Donjeta Sadiku i është rezervuar një vend për pjesëmarrje në Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019, që mbahen prej 21-30 qershor në Minsk të Bjellorusisë.

Organizatori i ka konfirmuar Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) pjesëmarrjen me ftesë boksieres tonë, e cila do të garojë në kategorinë deri në 60 kilogramë, njofton KOK-u.

Sadiku ishte bërë nënkampione e botës për juniorë në vitin 2015 në Taipei të Tajlandës, ndërsa një vit më pas fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian në Ordu të Turqisë, kategoria -57 kilogramë.

Në dy vitet e fundit, Donjeta ishte e pafat pasi iu mohua pjesëmarrja në Kampionatin Botëror për juniorë në vitin 2017 dhe vitin e kaluar në botërorin e seniorëve.

Të dy kampionatet u mbajtën në New Delhi të Indisë, shtet ky që ekipin e Kosovës nuk e pajisi me viza, shkaku i mosnjohjes së Republikës së Kosovës.

Edhe Donjeta kërkon lavdinë në Minsk pas telasheve pafund Sport Donjeta kërkon lavdinë në Minsk pas telasheve pafund

Krahas shpresës tonë Olimpike, me normë Kosovën në Minsk pritet ta përfaqësojë edhe një ekip i gjerë i xhudos, derisa pritet të marrin pjesë edhe garues të sporteve tjera.

Kujtojmë që Kosova është paraqitur edhe në Lojërat Evropiane Baku 2015, në të cilat debutoi me medaljen e bronztë të fituar nga xhudistja, Nora Gjakova.