Nora Gjakova është në seri shumë pozitive në kampionatet evropiane në xhudo. Xhudistja pejane ka fituar medalje në katër kampionatet e fundit evropiane dhe llogaritet favoritja kryesore për Lojërat Evropiane "Minsk 2019", që nisin këtë të premte në kryeqendrën e Bjellorusisë.
Gara e xhudos në "Minsk 2019" vlen edhe si kampionat evropian i xhudos për vitin 2019. Kështu që Nora synon të vazhdojë me medalje në kampionate evropiane, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë të vërtetë seria e saj e madhe ka nisur pikërisht në Lojëra Evropiane, në edicionin e parë të kësaj ngjarjeje në vitin 2015 në Baku të Azerbajxhanit. Nora kishte fituar medaljen e vetme për Kosovën në ngjarjen e parë të madhe shumësportëshe për vendin. Nora fitoi medalje të bronztë në kategorinë deri 57 kilogramë. Të bronztën e fitoi edhe në kampionatin evropian të vitit 2016 në Kazan të Rusisë, e po ashtu në evropianin e vitit 2017 të mbajtur në Varshavë të Polonisë. Hapin e madh e bëri në prill të vitit të kaluar kur në Evropianin e mbajtur në Tel-Aviv të Izraelit fitoi medaljen e artë. Pra Nora në Minsk mbron titullin evropian, ndërsa 26-vjeçarja është bartësja e parë në kategorinë deri 57 kilogramë.
Edhe Federata Evropiane e Xhudos ka vlerësuar të hënën se Nora është favorite për të artën në Minsk...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)