Juventusi ka siguruar shërbimet e mesfushorit të ri të Empolit, Hamed Traore, është bërë e ditur të mërkurën nga "Gazzetta dello Sport".
19-vjeçari ka shpërthyer edicionin e shkuar në Serie A, duke u shpallur mesfushori më i mirë defensiv. Traore që po konsiderohet si Kante i ri, ka shënuar dy gola dhe ka bërë po aq asistime në 32 ndeshje kampionale, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër kartonin e tij, Juventusi do t'i paguajë Empolit 15 milionë euro, kurse Traore me kampionin e Italisë do të firmos kontratë pesëvjeçare.
Ai pritet që për edicionin e ri të huazohet te Sassuolo për të fituar përvojë.
"Traore është lojtar i Juventusit, pasi kemi arritur marrëveshje", ka thënë presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi.