Sport

Presione të mëdha nga Beogradi, trajneri dhe lojtarët serbë të Malit të Zi s’paraqiten ndaj Kosovës

Trajneri Lubisha Tumbakoviq nuk do ta udhëheqë Përfaqësuesen e Malit të Zi kundër Kosovës në ndeshjen eliminatore për "Euro 2020" që luhet sonte në mbrëmje në Podgoricë, ka njoftuar "Vijesti".

Gjithashtu në ekip nuk do të jenë as Mirko Ivaniq e Filip Stojkoviq, lojtarë të Cërvena Zvezdës, transmeton Koha Ditore. 

Seleksionuesi Tumbakoviq dhe futbollistët, të lindur në Serbi, gjatë dy ditëve të fundit kanë patur presione të mëdha nga Beogradi që të mos paraqiten në ndeshjen kundër Kosovës.

Pas këtij veprimi, raportohet se Tumbakoviq pritet të largohet edhe nga Përfaqësuesja e Malit të Zi.